Provat e fazës së tretë treguan përgjigje të fuqishme të antitrupave

Kompanitë BioNTech dhe Pfizer thanë të mërkurën se vaksina e tyre kundër koronavirusit është 100 për qind efektive te moshat 12 deri në 15 vjeç.

Provat e fazës së tretë të kryera në 2,260 adoleshentë në Shtetet e Bashkuara treguan efikasitet te plote dhe përgjigje të fuqishme të antitrupave.

“Ne kemi në plan t’i paraqesim këto të dhëna tek rregullatorët, me shpresën për të filluar vaksinimin e kësaj grupmoshe para fillimit të vitit tjetër shkollor “, tha shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla. Sipas tij rezultatet qe tregojnë mbrojtje të lartë për adoleshentët ishin shumë inkurajuese duke pasur parasysh tendencat e javëve te fundit në lidhje me përhapjen e variantit britanik të koronavirusit”.

BioNTech dhe Pfizer javën e ardhshme do të fillojë testimet te fëmijët e moshës dy deri në pesë vjeç.

Vaksina e BioNTech/Pfizer ishte e para që u miratua për përdorim në Perëndim. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Bashkimi Evropian kanë miratuar përdorimin e saj për njerëzit e moshës 16 vjeç e lartë. Miliona persona janë imunizuar me këtë vaksinë në më shumë se 65 vende të botës. BioNTech deklaroi një ditë më parë se po vazhdon me planet për të prodhuar këtë vit 2.5 miliardë doza të vaksinës.

Klan News