Pfizer 100% efikase te fëmijët e moshës 12-15 vjeç - Tv Klan

Pfizer 100% efikase te fëmijët e moshës 12-15 vjeç


Pfizer 100% efikase te fëmijët e moshës 12-15 vjeç

20:58 22/11/2021

Nuk është vërejtur asnjë shqetësim 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë thënë se vaksina e tyre kundër koronavirusit ka qenë 100 për qind efikase te fëmijët e grup-moshës 12-15 vjeç, katër muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Të dhënat e marra nga 2,228 pjesëmarrës, sipas kompanisë do të forcojnë aplikacionin, duke ndikuar edhe në miratimin e plotë të vaksinës në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën.

Sipas kompanive, tek pjesëmarrësit nuk është vërejtur asnjë shqetësim për sigurinë të paktën gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

“Ndërkohë që komuniteti ynë shëndetësor punon për të rritur numrin e personave të vaksinuar në botë, këto të dhëna rrisin besueshmërinë në sigurinë e vaksinave dhe efektin te adoleshentët”, ka thënë shefi i kompanisë, Pfizer, Albert Bourla.

“Kjo gjë është sidomos e rëndësishme kur shohim që po rritet shkalla e infektimit te kjo grup- moshë, ndërkohë që shkalla e vaksinimit është zvogëluar”.

Shqetësimi më i madh në mesin e kësaj grup-moshe është inflamacioni në zemër (miokardi) te meshkujt. Mirëpo këto raste janë shumë të rralla dhe përfitimet nga vaksinat tejkalojnë rreziqet, sipas të dhënave.

Klan News








Të ngjashme