Do të kërkojnë përdorimin gjatë këtij muaji në SHBA

Kompania amerikane Prizer (Pfajzer) dhe partneri i saj gjerman BioNTech (BajoEnTek)  deklaruan të hënën se vaksina e tyre eksperimentale kundër COVID-19 është më shumë se 90 % efektive në parandalimin e virusit që ka vrarë mbi 1.2 milionë njerëz dhe ka gjunjëzuar ekonominë botërore.

Kompanitë thanë se do të kërkojnë autorizimin për ta përdorur vaksinën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë këtij muaji. Nëse autorizohet, numri i dozave të vaksinës fillimisht do të jetë i kufizuar.

Sot është një ditë e shkëlqyer për shkencën dhe njerëzimin,” tha Albert Bourla, kryetari dhe shefi ekzekutiv i Pfizer, në një deklaratë. Pfizer pret të kërkojë autorizimin e gjerë të përdorimit për njerëzit e moshës 16 deri 85 vjeç.

Për ta bërë këtë, kompania do të duhet mbledhë të dhënat e dy muajve për afro gjysmën e 44 mijë personave që iu nënshtruan testimeve. Vaksina u injektua në 2 faza, përgjatë 3 javësh.

Shkalla e efikasitetit të saj është shumë më e lartë se 50% e efikasitetit të kërkuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për një vaksinë të koronavirusit. Por shumë pyetje mbeten pa përgjigje, përfshirë atë se, për sa kohë do të jenë të mbrojtur personat që e marrin vaksinën.

Pfizer dhe BioNTech kanë një kontratë 1.95 miliardë dollarë me qeverinë amerikane për të shpërndarë 100 milion doza vaksinash duke filluar nga ky vit.

Ata gjithashtu kanë arritur marrëveshje furnizimi me Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Japoninë. Pfizer tha se pret të prodhojë deri në 1.3 miliardë doza të vaksinës në 2021.

Tv Klan