Pfizer dhe BioNTech aplikojnë për përdorim emergjent të vaksinës anti-COVID

Pfizer dhe BioNTech aplikojnë për përdorim emergjent të vaksinës anti-COVID

20:47 20/11/2020

Kompania amerikane Pfizer dhe bashkëpunëtori i saj BioNTech ka aplikuar sot për të përdorur në emergjencë vaksinën e tyre anti-COVID në SHBA.

Tashmë pranimi ose jo është në dorë të FDA-së që të japë autorizimin për përdorimin e kësaj vaksinë edhe pse nuk janë kaluar të gjitha provat për ta bërë atë të besueshme 100%.

Sipas BBC nuk është e qartë se sa kohë duhet që FDA të studiojë të dhënat e publikuara nga dy kompanisë dhe aprovimi mund të kryhet në gjysmën e parë të muajit Dhjetor.

Deri tani nga Pfizer dhe BioNTech është deklaruar se vaksina e tyre është deri në 94% e sigurt nëse përdoret tek personat mbi 65 vjeç.

Po ashtu bëhet me dije se vaksina është provuar tek mbi 41 mijë pacientë në disa vende të botës dhe nuk ka pasur efekte anësore. Disa vende pas këtyre rezultateve kanë porositur miliona doza, por ende nuk dihet nëse kjo vaksinë është e sigurt apo jo.

Nëse autorizimi i FDA miratohet në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm, Pfizer dhe BioNTech do të jenë të gatshëm që të furnizojnë vendet që kanë nevojë./tvklan.al





Të ngjashme