Pfizer dhe BioNTech kanë deklaruar se një dozës përforcuese e vaksinës së tyre kundër koronavirusit është efektive kundër variantit të ri Omicron.

Sipas kompanive që janë bërë bashkë për prodhimin e vaksinës, thonë se tre doza të vaksinës ofrojnë një nivel të ngjashëm të antitrupave kundër Omicron me atë të dy dozave kundër varianteve të tjera.

Kjo deklaratë vjen pas kryerjes së një studimi, i cili është publikuar së fundmi. Nga ana tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se vaksinat janë efektive për rastet e rënda të Omicron.

Por edhe pse studimi jep shpresa e doza e tretë mund të ndihmojë në luftën kundër variantit të ri, sërish shumë studiues po punojnë ende që të ketë më shumë gjetje.

Omicron është varianti që ka pësuar më shumë mutacione i koronavirusit i gjetur deri më tani./tvklan.al