Imuniteti pas marrjes së dozave shkon nga 7-9 muaj

Një studim i fundit qendrës kërkimore të Departamentit Amerikan të Veteranëve në Vermont konstaton se vaksinat aktuale anti-Covid mund të krijojnë mbrojtje për të paktën nga 7 deri 9 muaj. Periudha është e përafërt me kohëzgjatjen e antitrupave që krijohen pas shërimit prej infektimit me Covid-19. Studimi i referohet analizave të kryera tek 240 mijë veteranë të vaksinuar të ushtrisë amerikane. Ushtarakët janë të parët që iu nënshtruan vaksinimit anti-Covid në gjithë botën.

Ndërsa kreu i Programit Kombëtare kinez të vaksinimit Uang Haçing tha në një konferencë për shtyp se vaksina e firmës Sinovac krijon mbrojtje ndaj Covid-19 që zgjat minimalisht 6 muaj. Sipas tij, edhe pse ka nisur të injektohet vonë, në Kinë janë shpërndarë për imunizimin e popullsisë 100 milionë doza të saj. Kjo firmë pritet të nisë së shpejti testimin e një vaksine me efikasitet më të lartë kundër koronavirusit.

Në një tjetër studim i qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve në SHBA arrin në përfundimin se vaksinat që përdorin metodën RNA kundër Covid-19, si Pfizer dhe Moderna, parandalojnë plotësisht infektimin në 90% të rasteve, çka përbën edhe nivelin më të lartë të arritur deri më tani për këtë kategori. 

Tv Klan