Pfizer do të dërgojë 13 milionë doza vaksinash në javë në SHBA



Pfizer do të dërgojë 13 milionë doza vaksinash në javë në SHBA

11:59 23/02/2021

SHBA-të pritet të marrin 300 milion doza deri në fund të Korrikut

Pfizer do të shpërndajë më shumë se 13 milion doza të vaksinës COVID-19 në javë në Shtetet e Bashkuara deri në mesin e Marsit, më shumë se dyfishin e dërgesave të saj që nga fillimi i Shkurtit.

Kompania është në rrugën e duhur për të dhënë 120 milion doza të vaksinës së saj me dy doza. Pfizer është gjithashtu i përgatitur të sigurojë një total prej 300 milion doza në Shtetet e Bashkuara deri në fund të Korrikut si dhe po rrit pritjet e prodhimit global për 2021 në të paktën 2 miliardë doza.

Presidenti i Moderna Stephen Hoge, ka bërë të ditur se edhe kompania e tij po planifikon të japë 100 milion doza vaksinash deri në fund të Marsit.

Po ashtu kompania farmaceutike Johnson & Johnson beson se do të jetë në gjendje të dërgojë të paktën 20 milion doza në Shtetet e Bashkuara deri në fund të muajit tjetër sapo të marrë autorizimin rregullator të SHBA dhe 100 milion doza deri në mes të vitit 2021.

Dërgesat u bënë të ditura përpara një seance dëgjimore të Kongresit Amerikan mbi disponueshmërinë e vaksinave ndërsa Shtetet e Bashkuara kaluan shifrën  e 500,000 vdekjeve nga COVID-19.

Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e duhur për të marrë 240 milion doza deri në fund të Marsit, mjaftueshëm për të vaksinuar 130 milion amerikanë. Ndërkaq AstraZeneca ka nisur një provë për të kuptuar sesi reagojnë variantet e reja ndaj vaksinës.

Klan News






Të ngjashme