Ky shtet ka marrë mbi 10 milionë doza nga kompania farmaceutike dhe do të marrë edhe 2 milionë të tjera

Vaksinat kundër Covid-19, të kompanisë Pfizer/Biontech do të dërgohen në Meksikë. Dozat janë prodhuar në fabrikën e kompanisë Pfizer në Kalamazu të Miçiganit, të Shteteve të Bashkuara.

Kufizimi mbi  eksportimin e saj ishte vendosur më herët nga administrata e ish-presidentit Trump por që skadoi në fund të Marsit.

Qeveria amerikane ka qenë nën presion në rritje në javët e fundit për t’ua dhënë vaksinat e tepërta vendeve të tjera në nevojë të jashtëzakonshme pasi ajo po bën përparim të shpejtë në vaksinimin e popullsisë së saj. Shumë vende, ku virusi është ende jashtë kontrollit, po përpiqen të marrin furnizime me vaksina për të ndihmuar në zbutjen e pandemisë.

Pfizer ka dërguar më shumë se 10 milion doza në Meksikë deri më tani, duke u bërë furnizuesi i saj më i madh i vaksinave COVID-19. Ministria e Shëndetësisë së Meksikës ka bërë të ditur se po pret 2 milion doza nga Pfizer. Ajo ka marrë më shumë se një milion doza nga Belgjika.

Qeveritë e pasura janë përpjekur të grumbullojnë vaskina COVID-19 nga Pfizer dhe Moderna për shkak të efikasitetit të tyre jashtëzakonisht të lartë. Pfizer ka thënë se do të bëjë deri në 25 milionë doza çdo javë në Shtetet e Bashkuara deri në mes të vitit, që është më shumë sesa i duhet për të përmbushur angazhimin e saj për të dhënë 300 milionë doza në Shtetet e Bashkuara deri në fund të Korrikut.

Sipas të dhënave federale, fushata e vaksinimit të SHBA-së ka qenë ndër më të shpejtat dhe më të suksesshmet në botë, me gati 240 milionë doza të administruara për më shumë se 140 milionë banorë deri më tani.

Klan News