“10-fishon imunitetin dhe siguron mbrojtje ndaj variantit Delta”

Rënia e efektivitetit të vaksinës për shkak të qarkullimit të variantit të ashpër Delta detyron firmat Pfzer/BioNTech, t’u kërkojnë agjencive të barnave të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, leje për injektimin e një doze të tretë tek të imunizuarit e deritanishëm me dozat e këtyre firmave.

Përfaqësuesit e Pfizer thanë që doza e tretë e vaksinës mund të injektohet brenda 12 muajve pas dozës së dytë dhe mund të ndihmojë në shtimin drastik deri në 10-fishim të numrit të anti-trupave, krahasuar me nivelin e dozës së dytë. Sipas tyre, kjo ndihmon edhe në mbajtjen gatishmëri të mbrojtjes kundër mutacionit të ashpër indian.

Studimet kanë treguar se me kalimin e muajve, niveli i anti-trupave të krijuara nga vaksinat bie. Për më tepër, studimet në Izrael, vendin me nivelin më të lartë të vaksinimit me Pfizer në botë, kanë konstatuar se vaksinat që përdorin metodën e lajmëtarit të ARN-së kanë efektshmëri deri 30% më të ulët ndaj variantit Delta.

Tv Klan