“Kombinimi i vaksinave do të sillte reduktimin e vizitave tek mjekët”

Kompania farmaceutike Pfizer dha se dozat e saj përforcuese kundër Covid-19 mund të administrohen së bashku me vaksinën kundër pneumonisë, dhe ky kombinim vaksinash, prodhon një përgjigje më të fortë dhe më të sigurt imunitare.

Këto të dhëna vijnë nga disa studime që janë kryer në 570 pjesëmarrës të gjithë mbi moshën 65 vjeç .Sipas kompanisë, studimi ndodhet në fazën e fundit.

Qëllimi i studimit ishte që të testohet siguria e këtij kombinimi dhe përgjigjia imunitare, pas marrjes së vaksinës kundër pneumonisë dhe asaj kundër Covid-19.

Nëse të dyja vaksinat merren në të njëjtën kohë kjo do të bëjë që numrin i vizitave që njerëzit bëjnë tek mjekët të reduktohet ndjeshëm.

Pjesëmarrësit në këtë studim janë marrë nga studimi i fazës së fundit për vaksinën kundër Covid-19. Që të gjithë kanë qenë të imunizuar me dozën e dytë të paktën gjashtë muaj para se të merrnin pjesë në këtë studim të ri.

Klan News