Studimi: Mbi 96% e të vaksinuarve krijuan mbrojtje të mjaftueshme

Mbi 96% e personave që marrin vetëm njërën nga dozat e vaksinave Pfizer ose AstraZeneca zhvillojnë antitrupa kundër koronavirusit. Në këtë përfundim arrin një studim i kryer në Britaninë e Madhe, një ndër vendet me përqindjen më të lartë të vaksinimit të popullsisë në botë.

Studimi i kryer tek mbi 8 mijë persona në Angli dhe Wells arrin tregon se antitrupat krijohen 28 deri 34 ditë pas dozës së parë. Përqindja e atyre që zhvillojnë antitrupa kundër Covid-19 rritet në gati 100% pas marrjes së dozës së dytë. Koha për shtimin e nivelit të antitrupave pas dozës së dytë është më e ulët nga 7 deri në 14 ditë.

Bëhet fjalë për të parin studim në botë të këtij lloji për dozat e Pfizer-it dhe AstraZeneca-s, dy vaksina që përdorin metodologji të ndryshme për krijimin e imunitetit kundër koronavirusit. Këto përfundime shtojnë edhe më tepër mundësinë e që në të ardhmen të injektohet vetëm një dozë prej këtyre vaksinave, çka ndihmon edhe në përshpejtimin e ritmeve të imunizimit të popullatës globale.  

Tv Klan