Manastirliu: Vaksinat e para COVAX në 10 ditët e para të Marsit

Pfizer do të sjellë të tjera vaksina për Shqiperinë të hënën dhe brenda 10 ditëve të para të Marsit pritet të mbërrij sasia e parë e dozave të COVAX. Lajmin e bëri të ditur ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, teksa ndoqi procesin e vaksinimit në Arenën Kombëtare.

“Javën tjetër do të vijë dërgesa e radhës nga Pfizer. Me ardhjen e vaksinave sipas kalendarit të kontratës që kemi lidhur me Pfizer-in, ditën e hënë do të vijojmë të intensifikojmë dhe të shtrijmë në vijim vaksinimin. Gjithashtu pritet që në 10 ditëshin e parë të Marsit, të kemi edhe një dërgesë të parë nga kontrata me Covax-in. Janë planifikuar rreth 14 mijë doza, të cilat priten që të vijnë nga kjo marrëveshje e lidhur dhe e parapaguar nga qeveria shqiptare”

Ndërkohë procesi i vaksinimit ka nisur edhe në  Kukës.

“Do të vijojmë edhe të shtunën e të dielën me stafet mjekësore dhe të moshuarit mbi 80 vjeç, sipas fashave. Janë rreth 11 mijë vaksinime të kryera deri tani, ndërsa vijojmë të zgjerohemi në territor, duke hapur sot qendrën e vaksinimit në Kukës dhe brenda javës, në Korçë”.

Sasia e parë e vaksinave nga Pfizer ka ardhur në 11 Janar, në formë dhurate ndërsa në total numërohen rreth 17 600 totalin të marra nga Shqipëria.

Tv Klan