Pharrell Williams ka 3 arsye për të qenë ‘i lumtur’, ashtu siç thotë në këngën e tij “Happy” e kënduar disa vjet më parë. 

Këngëtari dhe kantautori i njohur amerikan është bërë baba i trinjakëve. Nuk dihen ende emrat dhe gjinia e 3 të sapoardhurve në jetë, por një zëdhënës i këngëtarit dhe producentit, konfirmuan për Vanity Fair se nëna dhe të vegjlit gëzojnë shëndet të plotë.

Që Helen Lasichanh ishte shtatzënë nuk ishte një mister, por askush nuk dyshonte se çifti priste trinjakë.

Të dy në fakt, kanë preferuar ta jetonin në privatësi këtë moment të veçantë, duke minimizuar ndërhyrjet e mediave.

Familja Williams është zgjeruar kështu duke e çuar në 4 numrin e fëmijëve. Në vitin 2008 u lind djali i tyre i parë Ayer Williams, të cilin i ati i kishte kushtuar këngën “Rocket’s Theme”.

Një dashuri, ajo mes Pharrell Williams dhe modeles e stilistes Helen e nisur disa vite më parë dhe e vulosur me martesë në Tetor të vitit 2013./tvklan.al