Zhgënjen Lakers, fitojnë Brooklyn Nets e Milwaukee Bucks

Pas Utah Jazz ishte radha e kryesueses në Lindje të pësonin humbje. Pavarësisht disfatës 103-94 ndaj Indiana Pacers, ekipi i Philadelphia mban kreun e renditjes në Lindje. Harris realizoi 27 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Indianan u dallua LeVert me 24 pikë.

Pa probleme fiton skuadra ndjekëse Brooklyn Nets, që mundi 115-107 Chicago, duke konsoliduar vendin e dytë në Lindje. Tetë lojtarë të Brooklyn, përfshi titullarët, realizuan mbi 10 pikë, teksa Kevin Durant shënoi 21 pikë.

Golden State mundi 122-116 Phoenix Suns, sfidë ku u dallua Wiggins me 38 pikë. Pas kohës shtesë fiton ekipi i Los Angeles Lakers, që mundi 101-99 New York Knicks, ku u dalluan Kuzma me 23 pikë e Davis me 20. Ende mungon LeBron James. Ishte fitorja e dytë radhazi për kalifornianët.

Fiton edhe ekipi tjetër i Los Angeles, ai i Clippers, që mundi 115-96 Toronto Raptors, takim i dominuar nga miqtë, ku diferencën në parket e bënë Leonard e Mann, me nga 20 pikë secili. 27 pikë e 12 rebound të Antetokounmpo i dhanë fitoren ekipit të Milwaukee Bucks, që mundi 114-102 Orlando Magic.