11-vjeçarja performancë në kopshtin zoologjik pas mungesës së vizitorëve

Një pianiste 11-vjeçare në Tajlandë ka performuar muzikë në një kopsht zoologjik e veshur me një kostum të krokodilit.

Seenlada Supat ka zhvilluar prej javësh koncerte në kopshtin e hapur Khao Kheow në juglindje të Bangkokut, për t’i bërë shoqëri kafshëve gjatë kohës kur nuk kishte vizita për shkak të rasteve me COVID-19.

“Unë jam duke luajtur muzikë për t’i qetësuar kafshët, për t’i ndihmuar ata të ndihen të relaksuar dhe për t’u bërë atyre shoqëri që të mos jenë shumë të vetmuar”, ka thënë Supat.

11-vjeçarja që ka mahnitur me gjestin e saj vesh një kostum të gjelbër të ndritshëm të krokodilit për t’u përzier me audiencën e saj.

Muzika e saj është një ndërthurje e këngëve popullore dhe pop-it tajlandez, dhe kjo duket se po godet një akord me kafshët e kopshtit zoologjik. “Doja që ata të përfshiheshin me mua derisa unë luaj muzikë. Nuk e kam problem, është sikur edhe ata po luajnë muzikë me mua”, shprehet ndër të tjera 11-vjeçarja.

Drejtori i kopshtit zoologjik ka thënë se kafshët po i japin asaj vlerësime pozitive.

Klan News