Skeptikët mendojnë se skema mund të dështojë për shkak të mesazheve konfuze të qeverisë

Pica dhe taksi falas për ata që vaksinohen kundër COVID-19. Këtë mënyrë ka zgjedhur Mbretëria e Bashkuar për të joshur të rinjtë që të marrin dy dozat e imunizimit kundër koronavirusit.

Zinxhiri i restoranteve me qendër në Londër planifikon të krijojë dy qendra  vaksinimi, ku klientët e pavaksinuar do të shijojnë një picë falas nëse ata zgjedhin të vaksinohen.

Firmat e shpërndarjes së ushqimit dhe transportit do të ofrojnë zbritje në çmim për shërbimet  e tyre.

Por ka dhe nga ata skeptikë që mendojnë se skema mund të dështojë për shkak të mesazheve konfuze që ka përcjellë së fundmi qeveria britanike.

Këto politika inkurajuese pasojnë planet e mundshme  të qeverisë se vetëm studentët e vaksinuar do të mund të marrin pjesë fizikisht në leksione.

Mbretëria e Bashkuar ka një shkallë të lartë vaksinimi, me 88.4% të njerëzve që kanë marrë një dozë, dhe 71.8% kanë marrë dy.

Kjo fushatë e veçantë po përqendrohet në 33% të njerëzve të moshës 18-29 vjeç që nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Kjo fushatë vjen ndërsa Mbretëria e Bashkuar sheh një rënie të rasteve të COVID-19, e cila në kulmin e saj regjistroi  pothuajse 43,000 raste në një ditë të vetme.

Klan News