Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Marrëdhëniet e Amerikës me Shqipërinë janë tepër të veçanta, ndaj dhe vizita ime shpreh vullnetin e qeverisë amerikane për ti nxitur më tej ato. Këhtu ka deklaruar sot ne Tiranë takim nënsekretarin amerikan për politikën Tomas Pickering gjatë takimit me kryeministrin Ilir Meta. Ai ka nënvizuar mbështetjë të fuqishmë për qeverinë shqiptare dhe prioritetet e saj, duke shtuar se SHBA janë dhe do të vazhdojnë të mbeten një aleate e madhe për shqiperinë dhe shqiptarët. Sipas Pickering, puna që po bëhet për strukturimin e policisë dhe gjyqësorit është një nga themelet e konsolidimit të shtetit shqiptar. Gjithashtu lufta qe po behet ndaj korrupsionit eshte nje hap shume i rendesishem, i cili duhet të thellohet më tej. Pickering nënvizoi si një provë tepër të rendësishme dhe procesin e zgjedhjeve lokale, përfundimi me sukses i të cilave është i domosdoshëm për konsolidimin e demokracisë. Ai ka vlerësuar dhe politikën shqiptare në rajon.

Kryeministri Meta i ka prezantuar nënsekretarit amerikan të shtetit angazhimet e qeverisë shqiptare, si reforma administrative, privatizimi i shpejtë, decentralizimi i pushtetit lokal, reformimi i policisë etj. Duke shprehur interesin për paktin e stabilitetit, Meta tha se në këtë kuadër po punohet rritjen e sigurisë në vend, që do të ndihmoj së bashku me reformat e ndërrmarra, forcimin e institucioneve dhe progresin ekonomikë.

Ndërsa në takimin me presidentin Rexhep Mejdani, Pickering pasi ka vleresuar arritjet në fushën e rendit publik, shprehu interesin e SHBA-së për zhvillimin e Shqiperisë. Presidenti Mejdani ka kërkuar konkretizimin e paktit të stabilitetit duke filluar nga zbatimi i projekteve të hartuara./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego