Edhe pse jemi në vitin 2018 është ende e mundur që të vdesim nga kafshimi i insekteve dhe jo vetëm në vendet me klimë të nxehtë, por kudo.

“Ne nuk kemi investuar në ato antibiotikë që kemi nevojë për të luftuar infeksionet bakteriale, të cilat ndryshojnë gjithmonë”,

tha profesori Colin Garner.

Efektet e pickimit të mizës së kalit mund të përfshijnë enjtje dhe skuqje të fortë të lëkurës, marramendje, vështirësi në frymëmarrje, gjymtyrë të dobët dhe të fryrë. Rreziqet janë më të mëdha për personat me një sistem të dobët imunitar, pasi nëse medikamentet nuk funksionojnë, atëherë edhe gërvishtjet e vogla mund të bëhen shumë shpejt serioze.

Trajtimet deri më tani kanë përfshirë kremra antihistamine dhe steroide, ndërsa në rastet serioze, antibiotikë me spektër më të gjerë. Por me rezistencën në rritje mund të jetë shumë e vështirë për të gjetur trajtimin e duhur për të luftuar infeksionet.

Profesori Garner shtoi:

“Ja pse kemi nevojë për të zhvilluar medikamente të reja dhe të shpejta për t’ia dalë me klimën tonë të ndryshueshme dhe situatave të papritura, si epidemia e kafshimit nga miza e kalit. Ne kemi paralajmëruar prej kohësh që antibiotikët tanë nuk kanë efekt dhe se do të arrijmë në situatën ku njerëzit do të vdesin sërish nga gërvishtja ose pickimi i kësaj mize”.

Ai tregoi se është pickuar së fundmi nga miza e kalit dhe se po vetë-mjekohet me krem dhe një tabletë atihistamine, në mënyrë që vendi i kafshimit të mos infektohet.

Shërbimi Kombëtar Shëndetësor këshillon vizitë te mjeku nëse pickimi i insekteve rezulton me simptoma të infeksionit, si qelb, skuqje, enjtje apo dhimbje e shtuar./

tvklan.al