Dy nxënëse janë pickuar nga gjarpri në oborrin e shkollës. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte në shkollën “Meadow Springs”  në Perëndim të Australisë.

Nxënëset kishin dalë për pushim në kohën që janë pickuar nga gjarpri. Adoleshentet janë në vitin e 3 dhe të 4- rt.

Shkolla nëpërmjet një letre ka njoftuar prindërit se vajzat e tyre ishin dërguar në spital për tu mjekuar, pasi ishin pickuar nga gjarpri.

Ato janë shtruar në spital dhe po marrin mjekimin e nevojshëm.

Shkolla ka marrë masa për të mos lejuar që të përsëriten incidente të tilla.

/tvklan.al