Pierpaolo Piccioli është zgjedhur drejtori kreativ i shtëpisë luksoze të modës Balenciaga, duke zëvendësuar Demna Gvasalia, i cili po punon aktualisht për markën tjetër të njohur Gucci.

Si Balenciaga ashtu edhe Gucci janë në pronësi të një prej kompanive shumëkombëshe më të mëdha në botë, Kering, i cili zotëron gjithashtu Yves Saint Laurent, Bottega Veneta dhe Alexander McQueen.

57-vjeçari merr detyrën e re tek Balenciaga pasi punoi për 25-vite për Valentinon.

Te kjo e fundit, stilisti njihej për përdorimin e ngjyrave të ndezura tek koleksionet e tij përfshirë një rozë të ndezur që u bë tipari i tij dallues, si dhe fustanet e gjera e të valëzuara.

Ai nis zyrtarisht detyrën më 10 Korrik.

Koleksioni i parë i Piccioli-t për Balenciaga do të zbulohet në Tetor të këtij viti.

Klan News