“Pije detin Rudina”, ashpërson tonin Spiropali: Mbaj përgjegjësi për familjen tënde biologjike dhe politike


“Pije detin Rudina”, ashpërson tonin Spiropali: Mbaj përgjegjësi për familjen tënde biologjike dhe politike

11:15 24/09/2020

“Dil në votime, hyji detit në këmbë…”

E ashpër është treguar ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, me deputeten opozitare, Rudina Hajdari. Spiropali u shpreh se Hajdari bën akuza populiste në Kuvend.

Ajo i bëri thirrje Hajdarit që të mbajë përgjegjësi “për anëtarët e familjes biologjike dhe për anëtarët e familjes politike”. Ministrja i kërkoi deputetes që të testojë veten dhe të dalë në votime, pasi në Kuvend ka hyrë me listën e PD-së.

“Nuk të kemi asnjë borxh. Qeveria e Republikës së Shqipërisë, mazhoranca, deputetët e Republikës së Shqipërisë mbajnë përgjegjësi për listën tonë, për emrat, për fytyrat për emrat, për njerëzit, të gjithë, një më një. Mbaj edhe ti përgjegjësi zonjë e dashur meqë na përmende korrupsionin këtu. Për të gjithë, dakord? Edhe për anëtarët e familjes tënde biologjike dhe për anëtarët e familjes tënde politike, nga ke dalë. Nëse do të flasësh këtu për lista dhe zgjedhje, ti nuk je e votuar. Ti ke hyrë në Kuvendin e Shqipërisë nga lista e PD-së. Dil tani në votim dhe shih sa vota merr, në njësinë numër 11 në Tiranë, në qarkun Tiranë dhe kudo. Shko! Pije detin Rudina. Hyji detit në këmbë Rudina dhe ta shohim ku do të dalësh. Do të dalësh në breg të lumit apo matanë në bregun tjetër. Ta shohim. Ne nuk jemi këtu për të fyer njëri-tjetrin, për të bërë akuza populiste, për të thurur pretenca prokurorie. Shko në vend tjetër nëse ke akuza. Jemi për të diskutuar mbi rezolutën për integrimin, për të cilën ti ke punuar në fakt”, tha Spiropali./tvklan.al



Të ngjashme