Duke nisur nga vitit i ardhshëm do të jetë e detyrueshme që etiketat e pijeve alkoolike të kenë edhe përmbajtjen e kalorive. Marrëveshja është mbyllur mes BE dhe Spirits Europe në Bruksel, që është Organizata Evropiane e Prodhuesve të Pijeve Superalkoolike.

Etiketat do të japin informacione mbi energjinë që jep një gotë dhe për 100 ml, njësoj siç veprohet edhe në etiketat e pijeve jo alkoolike. Megjithatë, ky do të jetë një proces jo i thjeshtë për të përmbushur detyrimet ligjore brenda një kohe të shkurtër. Për këtë arsye synohet që brenda vitit 2021, të paktën 50% e shisheve alkoolike në qarkullim të përmbaje etiketën e re.

Marrëveshja nuk përmban vetëm detyrimin për transparencën në etiketë, por edhe krijimin e një database inovativ në internet, ku do të jenë të aksesueshme të gjitha vlerat ushqyese të pijeve alkoolike, me qëllim transparencën ndaj konsumatorit në zgjedhjet që duhet të bëjë. Marrëveshja u firmos pas një periudhe negociatash relativisht intensive që kanë zgjatur 14 muaj.

Klan Plus