Programi “Rudina”, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën e veçantë me Ana Nina. Ajo njihet ndryshe si “Vajza e detit”, duke qenë se prej kohësh është dhe marinare. Gjithashtu së fundmi i është përkushtuar edhe yogas.

Ana tërhoqi vëmendjen në emsion me një detaj interesant që kishte shtuar në tualetin e saj. Bëhet fjalë për një pikë blu poshtë syrit të saj, që Nina thotë se e ka si pikën e vet të oqeanit dhe e bën të ndjehet më e sigurt.

Pikën blu ajo ka filluar ta vendosë që në vitin ’98, vit kur filloi të merrej me lundërim dhe shprehet se e bën të ndjehet më e lumtur dhe kreative.

Ana Nina: E kam si pikën time të oqeanit me vete dhe ndjehem më e sigurt. Nuk e di, kam filluar ta përdor që kur fillova të lundroj, në ’98 u bë që nga shekulli i kaluar dhe më është bërë pjesë. E përdor kur lyhem, ndjehem më e sigurt, kam pak det me vete.

Rudina Magjistari: Si do ta përshkruaje ti detin?

Ana Nina: Deti është dashuria e jetës, është pasioni im më i madh.

Rudina Magjistari: Si ndjehesh ti kur je në mes të detit?

Ana Nina: Kur jam në mes të detit ndihem shumë më mirë. Kjo ana tani që jam bërë tokësore, më ka vënë në një zonë jo komforte personalisht, nuk më ka pëlqyer. Sepse jam krejtësisht ndryshe kur jam në det. Jam më e lumtur, më kreative, ndryshoj komplet. Kur të ndodhin këto balancat e vetes, duhet të bësh diçka për të gjetur ekulibrin sepse ka edhe momente kur janë të pakëndshme me veten tënde, edhe kjo është. Jam më mirë në det.

Rudina Magjistari: Kur je në tokë e do sërish detin me vete, kështu që blu-në e mban gjithmonë me vete?

Ana Nina: Po absolutisht! E mbaj me vete, ndihem më e sigurt.

Rudina Magjistari: A çuditen njerëzit kur të shohin? Të pyesin?

Ana Nina: Po shumë, je bërë pis? Jo nuk jam pis, është një copëz det e imja, ndihem më e sigurt./tvklan.al