Patrik Schickka shënuar tri gola në dy takime në Euro 2020, duke qenë një ndër pretendentët për ta fituar “Këpucën e Artë”. Po aq gola ka edhe Kristiano Ronaldo, e midis tyre ka për të qenë një duel i fortë. Sulmuesi çek megjithatë e ka një pikë të dobët. Ai i ka makth fluturimet.

Ndërsa kombëtarja çeke po bëhet gati për sfidën në “Uembli” kundër Anglisë më 22 Qershor, ai është i shqetësuar për fluturimin me avion deri në Londër. Lojtari 25-vjeçar ka pasur shqetësime, ndërsa ekipi ka udhëtuar dy herë javën e shkuar në Gllasgou të Skocisë.

Sfida ndaj “Tri luanëve” është e rëndësishme sepse do të vendoset kush do ta kryesojë Grupin D. Schick në dy takime ka tentuar portën 10 herë, ku 6 prej tyre kanë qenë drejt katërkëndorit. Në total ai ka luajtur 165 minuta e nuk ka dhënë asnjë asist. Të gjithë golat e shënuar deri më tani nga përfaqësuesja, mbajnë autorësinë e tij.

Klan News