Skënderbeu nuk arriti të fitonte as ndaj Partizanit të Beogradot në Elbasan Arena.

Korçaret krijuan mjaft raste për gol, ashtu edhe si beogradasit, por portat u mbajtën të paprekura.

Xhejms pati mundësitë më të mira për ekipin korçar, por shpërdoroi shumë. Një pikë e fortë ishte edhe portieri Shehi me pritjet e tij.

Ndërsa lojtari më i mirë u shpall mbrojtësi Gledi Mici. Pika e marre e mban ende në garë. Por ndeshjet e radhës janë të vështira.

Futbollisti i Skënderbeut, Gledi Mici, tha se “do të veçoja Dinamo Kiev që është pak më lart se skuadrat e tjera, ndërsa Young Boys dhe Partizan Beograd janë të njëjtit nivel, por edhe ne kemi shanset tona për të kaluar grupin.”

Ndërsa Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj tha se

Barazimi na prish punë për objektivin tonë, por ky është futbolli, këtu lamë pikë, por të shohim ndeshjet e radhës.”

Shpresë për të kaluar në fazën tjetër ka edhe trajneri i Partizan Beograd.

“Ishte një ndeshje e barabartë, gjatë pjesës së dytë patën shumë raste për shënim, por nuk ia dolëm. Kemi dy ndeshje në shtëpi që mund të ndihmojnë për kualifikimin”, tha Miroslav Dukic.

 

Sfida e radhës për Skënderbeun do të jetë ajo e kthimit ndaj Partizan Beograd më 2 nëntor në Serbi e me pas do te përballet me Dinamon e Kievit ne Elbasan.

Ukrainasit barazuan 2 – 2  me Young Boys duke ruajtur vendin e parë ne grupin B me 7 pikë. Korça mban vendin e fundit me dy pikë, po aq sa Partizani i Beogradit. Ndërsa Young Boys rënditet i dyti në kuotën e tre pikëve, pas tri ndeshjeve të para. /Tv Klan