Je në një lidhje që duket e destinuar të dështojë sado të përpiqesh për ta rregulluar? Një studim i ri ka zbuluar se ekziston një ‘pikë pa kthim’ ku pavarësisht se sa shumë përpiqet secila palë, marrëdhënia është e dështuar.

Sipas asaj që studiuesit gjermanë ka zbuluar kjo pikë pa kthim ndodh rreth 28 muaj para se njëri prej partnerëve të kërkojë ndarjen. Ekipi gjeti 2 faza specifike të një marrëdhënieje të dështuar që fshehtas po i vjen fundi: rënia graduale e kënaqësisë apo interesit dhe e dyta ka të bëjë me tranzicionin, ku ndarja është e pashmangshme.

Teorinë “nuk e di se çfarë pati”, “nuk kishte asnjë shkak”, “nuk më ktheu më përgjigje”, bien poshtë. Ekspertët janë të mendimit se asnjë marrëdhënie nuk përfundon nga hiçi dhe se vendimi për të t’u ndarë nuk vjen brenda natës. Sipas tyre kjo është diçka e akumuluar me kohën.

Pra njëri apo tjetri partner në çdo fazë të lidhjes, gjen arsye për të mos u ndjerë i lumtur apo i plotësuar, të cilët më pas e bëjnë të mendojë se kjo marrëdhënie nuk ka për të funksionuar.

Studiuesit kanë zbuluar “pikën pa kthim” që sjell ndarjen përfundimtare. Në bazë të eksperimenteve sociale që kryen u zbulua se pas një krisjeje në lidhje, secili prej partnerëve nuk fokusohet tek momentet romantike që kanë kaluar përgjatë lidhjes, por mendimet e tyre përqendrohen tek ndarja, tek ajo se çfarë mund të ndodhë pas saj. Duke ngjallur në këtë mënyrë sjellje toksike dhe histerike, që thellojmë akoma më tepër përçarjen në çift.
Por, para se të ndaheni, të lëndoni njëri-tjetrin dhe të derdhni lot, shpëtoni marrëdhënien tuaj! Kujtojini vetes si dhe pse u dashuruat!

/tvklan.al