Pikë kufitare e përbashkët me Maqedoninë e Veriut

Pikë kufitare e përbashkët me Maqedoninë e Veriut

15:47 18/09/2019

Brenda dy muajsh nënshkruhet marrëveshja

Javën e ardhshme qeveria shqiptare dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të nënshkruajnë marrëveshje për nisjen e negociatave në nivel teknik për krijimin e pikave kufitare të përbashkëta.

Gjatë një takimi me ministrin e Ekonomisë në shtetin fqinj, Kreshnik Bekteshi, ministrja e Financave Anila Denaj tha se Shqipëria është gati që të nisë bisedimet për ndryshimin e ligjit në të dy vendet dhe brenda dy muajsh të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare.

Krijimi i një pike kufitare me Maqedoninë e Veriut është projekti i dytë në këtë fushë pas asaj me Kosovën në doganën e Morinës.

Qëllimi i krijimit të One Stop Shop është shkurtimi i procedurave në kufi për lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave.

Diskutimet e grupeve të punës do të përqëndrohen në përcaktimin e pikës së përbashkët, ku përveç Qafë-Thanës mendohet të jetë edhe ajo e Bllatës pas përfundimit të Rrugës së Arbrit.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori