Piktori i kafes, baristi kosovar peng i vizës

Piktori i kafes, baristi kosovar peng i vizës

16:09 15/09/2019

Ka 22 vjet që merret më këtë zanat. Kafja e përgatitur nga baristi Jetmir Maliqi është një art në vete.

Ai njihet ndryshe edhe si “piktori i kafes”, pasi me shumë mjeshtëri përgatit kafe me figura të ndryshme.

Ndonëse konsiderohet si më i miri në Ballkan, Maliqi e ka të pamundur t’i ndjekë të gjitha festivalet e artit të kafesë.

Thotë se nuk ka përkrahje nga sponzorët e kafesë siç ndodh në gjithë botën, dhe për më tepër shpesh ka munguar në këto festivale edhe për shkak të pamundësisë për t’u pajisur me vizë.

Konsideron se profesioni i tij nuk vlerësohet shumë në Kosovë, prandaj është edhe duke shqyrtuar ofertat e fundit që i kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës.

Së fundmi Maliqi ka kaluar në një tjetër nivel. Ai ka filluar të bëjë portrete me kokrra kafeje.

Maliqi e ka mahnitur edhe futbollistin shqiptar nga Gjilani, Xherdan Shaqiri i cili portretin e tij të punuar nga Maliqi e ka postuar në Instagram.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT