Piktori Pashk Përvathi vjen vërtetë “Ndryshe”, ashtu siç e ka titulluar edhe ekspozitën e tij të 40-të.  Kësaj here, bukuritë e peisazhit i kanë lënë radhën siluetës njerëzore, portreteve të komunitetit rom dhe mbi të gjitha nudos së përmotshme të piktorëve.

Edhe pse në zemër të ekspozitës janë nudot, nuk mungojnë ngjyrat identifikuese të piktorit, që shpesh i përngjajnë vjeshtës së artë.

Pashk Përvathi thotë se e realizoi këtë cikël nudosh pasi gjeti konsensusin e artë mes modeleve dhe bashkëshortes. Por pranon se në portret ka ruajtur anonimatin. Punimet e Pashk Përvathit do të ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar deri me 20 Tetor.

Tv Klan