Gjatë muajit Gusht në Gjermani është zhvilluar Bienalja e Hamburgut, ku kanë marë pjesë 64 artistë nga vende të ndryshme të botës. Tema e këtij aktiviteti ishte “Biodiversiteti, ndryshimet klimatike ekologjike, si dhe ndikimi në ekosistem”.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe një piktore nga Kosova, Ardiana Shasivari Kika, e cila arriti të marrë vendin e dytë me pikturën e saj “Circle of Life”.

Piktorja e veprës Ardiana Shasivari Kika ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu emocionet kur dëgjoi të thirrej Kosova dhe emri i saj.

https://youtu.be/pgfSUMqXPyk?t=8m2s

“Jam ende e emocionuar nga gjithë kjo që ndodhi, jam ende si në humnerë. Më 2 Gushti ishte hapja e ekspizitës dhe në të njëjtën ditë u shpallën edhe finalistët. Mbrëmja finale u mbajt më 10 Shtator. Ndjeva pëgjegjësi mbi supe kur dëgjova të thirrej Kosova dhe emri im. Vendi i parë shkoi për Rusinë, i dyti për Kosovën dhe i treti për Argjentinën.

Piktura ime ku shihet një flutur mes vorbullës, simbolizon njeriun në këtë çrregullim mjedisor ku kërkon pak ajër që të mbijetojë. Ajo që është karakteristikë dhe simbolike, është që fluturat kanë një rëndësi të madhe në ekologji sepse bëjnë polenizimin e frutave që do të kushtojë shumë në të ardhmen”,

tha Ardiana Shasivari Kika.

Ajo triumfoi në mesin e 64 artistëve në Bienalen e Hamburgut. Një garë jo e lehtë, ku vendi i parë ka shkuar për Rusinë dhe vendi i tretë për Argjentinën.

/tvklan.al