Një portret i një kali nga Anthony van Dyck do të dalë në ankand javën e ardhshme.

Kali Andaluzian tregon një kal të vetmuar, vepër e realizuar nga artisti i shekullit të XVII, dhe në vlerësimet paraprake pritet të arrijë nga 2,5 milionë deri në 3.8 milionë Dollarë.

Kur pronarët e kësaj pikture të Anthony Van Dyck e blenë atë nga Christie’s në vitin 2000, ata menduan se po blinin një foto të një kali. Por ishte më shumë se kaq pasi kur hoqën kanavacën zbuluan se kishte një pikturë tjetër në anën e pasme.

Gjithashtu, edhe vizatimet nga mjeshtri holandez Rembrandt do të dalin në shitje më 5 Dhjetor, ku përfshihen “Krishti i kryqëzuar midis dy hajdutëve: ‘Tre kryqet'”, qe lidhet me kryqëzimin e Jezu Krishtit. Të gjitha këto pritet të shiten nga 800,000 – 1.2 milionë Paund.

Mes të tjerash edhe një skicë muzikore e Beethoven pritet të shitet nga 100,000-150,000 Paund dhe letrat që fizikani Albert Einstein i shkroi gruas së tij të parë Mileva Maric pritet të dalin në ankand në 11 Dhjetor.

Letrat që shfaqin disa nga mendimet e hershme të Einstein, pritet të shiten nga 700,000 – 1 milion Paund.

Klan News