Piktura dedikuar ikonës botërore në shitje prej 200 milionë $

Piktura e famshme dedikuar ikonës Marilyn Monroe e Andy Warhol dhe një skelet dinozauri, do të jenë mes sendeve që pritet të dalin në ankand nga Shtëpia e Ankandeve “Christies” në Nju Jork. 

Piktura dedikuar ikonës së kinematografisë në vitet ’50-’60, biondes që u shndërrua në një seks simbol dhe që ishte emblemë e revolucionit të epokës seksuale, pritet të thyejë çdo rekord dhe mund të arrijë në vlerën e 200 milionë Dollarëve.

Pjesë e ankandit do të jetë edhe skeleti i dinozaurit Deinonychus, i nxjerrë nga rrënojat e kanionit Wolf në Montana, 7 vite më parë, e që sipas drejtuesve të Christie’s ka qenë frymëzim edhe për historinë e prodhimeve “Jurassic Parc”.

Skeleti i ka të 126 fosilet e kockave origjinale, përfshirë edhe thonjtë, që e bëjnë këtë grabitqar, kaq ikonik dhe të famshëm. Skeleti pritet të shitet nga 4-6 milionë dollarë. Të tjera skulptura e piktura pritet të dalin po ashtu në ankand në maj, mes të cilave edhe punime të Vincent van Gogh, Monet e Degas.

Klan News