Piktura e “Picasso” do të dalë në ankand


Piktura e “Picasso” do të dalë në ankand

00:00 04/10/2022

“Femme assise à la galette des rois” vlerësohet 7.7 -10 milionë $

“Femme assise à la galette des rois” e artistit spanjoll Pablo Picasso, një portret i gruas së dytë të artistit, Jacqueline Roque, do të  dale në ankand më 7 tetor  dhe vlerësohet  7.7 deri në 10 milionë dollarë.

Gratë, muzat dhe të dashurat e Pikasos i dhanë gjatë gjithë jetës së tij, burime të vazhdueshme frymëzimi

“Ishte Jacqueline ajo që do të shfaqej më shumë në pikturat e tij gjatë gjithë jetës së tij,” tha Rishika Assomull, specialiste e Artit Modern të Sotheby në Azi.

Në portret, Zhaklina e kurorëzuar mban një ëmbëlsirë ‘des rois’, një ëmbëlsirë tradicionale franceze Një tortë e bërë zakonisht në javët pas Krishtlindjeve, zakonisht përmban një çmim të vogël brenda, kushdo që e gjen këtë, fiton një çmim dhe bëhet “mbret për një ditë”.

Është një nga pikturat  kryesore të ankandit të vjeshtës  të Sotheby’s,i cili gjithashtu shfaqi pikturën e Gerhard Richter “Abstraktes Bild” me një vlerësim prej 22.3-29.9 milionë dollarë dhe “The Williamson Pink Star”, një unazë 11,15 karatësh e zbukuruar me diamant rozë, me vlerë prej  21 milionë dollarë.

Klan News












Të ngjashme