Një pikturë nga artisti i njohur holandez, Anthony van Dyck, e marrë nga Gjermania naziste, pritet të shitet mbi një milion euro (1,3 milionë dollarë) në ankand.

Portreti i piktorit Cornelis de Vos, bashkëshortes Suzanna Cock dhe fëmijëve Magdalena dhe Jean-Baptiste do të jetë pjesë e Sotheby’s “Old Masters Evening Sale” në Londër.

Vepra e artit iu shit për herë të parë në 1868 sër Francis Cook para se t’i dorëzohej holandezit Nathan Katz në vitet 1930. Nazistët e morën pikturën gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ajo përfundimisht u gjet dhe iu kthye familjes Katz.

Pikturat e Van Dyck janë të njohura për shumë njerëz. Puna e tij ka pasur një temë të miteve dhe fesë. Ato janë të ngjashme me veprat e mësuesit, por ende mbajnë individualitetin e tyre.

Klan News