Gani Çekrezi është një i ri, i cili ka pasion të madh për skulpturën. Por, ndryshe nga skulptura tradicionale ai realizon skulptura në materiale të ndryshme si gur, hekur, dru etj., madje ka arritur të stilizojë në gur punime të ndryshme me motive popullore. Deri më tani numëron rreth 500 punime, ndër të cilat ka riciklime pasi ai ka një pasion të madh për të kthyer një objekt që nuk përdoret më.

Çekrezi ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi se i realizon punimet e tij me gur.

“Më tërheqin shumë objektet e traditës. Duke parë se në material mund të rrinë më mirë pikturat dhe duke eksperimentuar arrita në këtë fazë që jam sot. Unë grumbulloj bazën materiale, që janë gurët, përcaktoj përmasat e punimit dhe përshtas elementët e gurit. Ky është fillimi. Pjesën më të madhe të gurëve e marr në lumin Erzen. Një punim mund të më marrë një ditë”

, tha Çekrezi.

/tvklan.al