Vepra “George Washington Carver” në ankand për 12 milionë dollarë

Piktura e punuar në vitin 1975 e Robert Colescott “George Washington Carver” që vjen si satirë e pikturës së njohur të Emanuel Leutze, të realizuar në vitin 1852, ku shihet presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara duke kaluar lumin “Delaware” me një varkë, do të dalë në ankand në muajin Maj.

Piktura pritet të arrijë një çmim nga 9 deri në 12 milionë dollarë, e që është shumë larg rekordit të shitjeve në ankand të artistit.

Seen in the SAM: Figuring History exhibition, this 1975 painting is called “George Washington Carver Crossing the Delaware: Page from an American History Textbook” by Robert Colescott. | Vanessa Brimhall

Në pikturën e tij Colescott, ka zëvëndësuar personazhet e pikturës orgjinale me njerëz me ngjyrë duke treguar përmes tyre racizmin e venë në pah përgjatë gjatë gjithë historisë amerikane. Colescott, i cili në 1977 u bë artisti i parë me ngjyrë që përfaqësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Bienalen e Venecias, njihej për qasjen e tij satirike.

Nëse piktura arrin vlerësimin e saj të lartë, ajo do të renditet në mesin e veprave të pakta të realizuara nga artistë me ngjyrë që kanë arritur një çmim mbi 10 milion dollarë në ankand.

“George Washington Carver” është aktualisht është e aksesueshme për t’u parë deri më 21 prill në Hong Kong. Më pas, vepra do të zhvendoset në  Los Anxhelos, ku do të ekspozohet për tri ditë para se të shkojë në destinacionin e tij të fundit në Neë York në maj.

Klan News