Nuk janë vetëm politikanët dhe artistët e mëdhenj ata që i japin një emër të mirë dhe e bëjnë më të njohur Shqipërinë nëpër botë, por edhe fëmijët. Pikërisht grupi “Gëzimi i Syrit” drejtuar nga pedagogu i tyre Bashkim Dervishi është vlerësuar me çmimin e parë ndërkombëtar në Oslo.

Një konkurs ku merrnin pjesë 100 shtete, nga Shqipëria pjesëmarrës ishin 39 krijues me 47 punime. Këto krijime të vlerësuara me diplomë speciale nga Norvegjia do të kenë mundësinë të paraqiten në ekspozitën botërore që do të zhvillohet Bangkok. Nëpërmjet artit të tyre 39 krijuesit shqiptarë kanë paraqitur vendin e tyre si dhe historinë e lashtë të tij./tvkan.al

Gazetare : Holta Zhiti