Dy pilotët rusë që ulën pa pasoja aeroplanin e pasagjerëve në fushën e misrit, po përshëndeten si heronj nga publiku. Aeroplani Boeing me 233 persona në bord u përplas nga një tufë pulëbardhash, duke shkaktuar avari në motorët e avionit.

Pilotët tentuan disa herë të rindiznin motorët, por pa sukses. Aeroplani filloi të humbiste lartësi. Në një situatë të tillë, ata vendosën të ulnin avionin në një fushë misri, vetëm 1 kilometër larg pistët së aeroplanit. Të gjithë pasagjerët shpëtuan pa lëndime.

Aeroplani i “Ural Airlines” ishte ngritur në fluturim nga aeroporti në Moskë me destinacion Simferopolin në Krime, kur hasi në tufën e pulëbardhave.

Pasi motorët dolën jashtë funksionit, pilotët ndaluan furnizimin e tyre me karburant dhe mbajtën avionin në nivel, duke e ulur mrekullisht në fushën e misrit.

“Nuk ndihem si hero. Bëra punën time, shpëtova aeroplanin, pasagjerët dhe ekuipazhin”, tha piloti kryesor Jusupov.

Udhëtarët pësuan lëndime të lehta, por pa pasoja të rënda. Një pjesë e tyre ju nënshtruar kontrolleve mjekësore. /tvklan.al