Pilotët e kompanisë ajrore “Ryanair” po zhvillojnë një grevë duke bërë që të anulohen dhjetra fluturime të kësaj linje. Greva 24-orëshe përfshin stafin në Gjermani, Suedi, Irlandë, Belgjikë dhe Holandë.

Rreth 50 mijë pasagjerëve u është thënë se janë anuluar 400 fluturime. Greva e pilotëve zhvillohet për kushtet e punës dhe pagat. Nga ana tjetër, kompania “Ryanair” thotë se ka bërë çdo përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet, raporton BBC.

Linja ajrore irlandeze është kompania më e madhe ajrore Low Cost në Evropë. Rreth 300 fluturime të tjera u anuluan në Korrik si pasojë e grevës 48-orëshe të pilotëve të “Ryanair” në Belgjikë, Portugali dhe Spanjë. /

tvklan.al