Një pilot ka kthyer mbrapsht avionin, që t’i lejonte një çifti të moshuar t’i thonin lamtumirën e fundit nipi të tyre, që ishte në reancimacion.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Manchesterit, ku gjyshërit, të cilët nuk duan të identifikohen, kishin hipur në avion për të udhëtuar drejt Australisë.

“Ata kanë marrë një njoftim se nipi i tyre i madh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dhëndri i tyre i shkruante se ishte në reanimacion, e se ata duhet të ktheheshin menjëherë”, ka treguar për

The Independent

, Becky Stephenson, një nga udhëtaret, që ishte ulur ngjitur me çiftin në avion.

Gjatë kësaj kohë piloti dhe ekuipazhi i “Etihad Airways”, kishin kryer çdo proçedurë dhe ishin gati për t’u ngritur në fluturim.

Vetë pasagjerët i kanë shpjeguar ekuipazhit dhe më pas pilotit, situatën në të cilën ndodheshin gjyshërit e dëshpëruar.

Ky i fundit ka mundësuar kthimin e avionit në pistën e fluturimit, duke i dhënë mundësinë çiftit të moshuar, që të merrnin një taksi dhe të shkonin në spital.

Fatkeqësisht nipi i tyre humbi jetën një ditë më pas, ditën e programuar që pasagjerët të arrinin në Australi.  Por znj. Stephenson, ka treguar se çifti ishte pafundësisht mirënjohës ndaj pilotit, që i kishte dhënë shansin që t’i jepnin lamtumirën e fundit nipit të tyre./tvklan.la