Gjinekologia: Rreth 80% e vajzave dhe grave që i përdorin rrezikojnë të bëjnë shtatzëni jashtë mitre

Pilula e emergjencës është një medikament për përdorim oral, për të parandaluar një shtatzëni të padëshiruar në rastin e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Sipas mjekes gjinekologe Lindita Myzyri, ky lloj medikamenti nuk duhet të përdoret si metodë e rregullt kontracepsioni.

“Sa më shumë të përdoret pilula e emergjencës edhe vetë pilula e emergjencës nuk do ta japi efektin e saj pasi nëse e përdor në mënyrë të përhershme ul efektivitetin e saj si metodë. Nuk kanë informacionin e duhur sepse mendojnë se mund të kryejnë disa marrëdhënie seksuale rrjesht të pambrojtura dhe pinë një pilulë të emergjencës dhe mendojnë se kjo na mbron. Jo, është e gabuar. Prandaj quhet e emergjencës dhe të mbron vetëm pas një marrëdhënie seksuale të pambrojtur.”

Veç keqpërdorimit për shkak të mungesës së informacionit, mjekja thotë se pilula e emrgjencës mund të sjelli pasoja të rënda në shëndetin riprodhues të vajzave dhe grave.

“Pilula e emergjencës ka një dozë më të lartë të hormoneve estrogen, progresteron dhe si e tillë jep çrregullim të ciklit. Një çrregullim i ciklit menstrual shkakton edhe një lloj nervozizmi tek vetë ata që e kanë pirë. E dyta nëse do ta pinë në mënyrë të përhershme pilulën e emergjencës ka gjasa 70-80% që këto vajza apo gra kur të duan të bëhen nëna mund të bëjnë shtatzëni jashtë mitre.”

Mjekja gjinekologe u bën apel grave dhe vajzave që vendosin të nisin metoda kontracpeisoni të mos shkojnë t’i marrin në farmaci pa bërë më parë takim me ekspertët e fushës.

Klan News