Këngëtarja e njohur Pink, së fundmi  ka bërë të ditur se do të shkëputet nga muzika për t’iu përkushtuar familjes së saj.

Një deklaratë të tillë, ajo e bëri teksa ishte pjesë e “CMA Awards”. Bashkëshorti i saj, Carey Hart dhe dy fëmijët e tyre, Willow 8 vjeç dhe Jameson, 2 vjeç ishin gjithashtu pjesëmarrës në eventin muzikor në Nashville përkrah Pink.

Duke folur nga tapeti i kuq për “Entertainment Tonight”, Pink u shpreh: U bënë dy vite e gjysmë me regjistrime, turne dhe Willow është përsëri në shkollë tani, ndërsa Jameson do të fillojë së shpejti parashkollorin, prandaj ky  është viti i familjes. Carey gjithashtu ka shumë gjëra për të bërë. Ai ka qenë gjithmonë mbështetës për mua, më ndjek nëpër botë dhe tani është radha e tij./tvklan.al