Pioli merr drejtimin e Milan

Pioli merr drejtimin e Milan

23:35 08/10/2019

Zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo

Stefano Pioli është zgjedhur trajneri i ri i Milan, duke zëvendësuar Marco Giampaolo të shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta.

Përvoja e tij te kuqezinjtë zgjati 3 muaj. Mediat italiane njoftojnë se marrëveshja me Pioli është 2-vjeçare. Stefano Pioli në të kaluarën ka drejtuar disa skuadra në Itali, mes tyre Lazio, Inter dhe Fiorentina.

Ai e merr Milan në një pozitë delikate, pasi pas 7 javësh kampionat ka 9 pikë dhe renditet në vendin e 13.

Fillimisht u përfol si kandidat edhe Luciano Spalletti, por nuk u arrit marrëveshja për shkak të kërkesave të ish-trajnerit të Inter.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori