Stefano Pioli nisi punën tek Al Nassr në Arabinë Saudite. Ish-trajneri i Milan firmosi për 3 vite dhe do të përfitojë në total 36 milionë euro nga kjo kontratë.

Pioli zhvilloi edhe stërvitjen e parë me ekipin e ri, ku lojtari më i rëndësishëm është Cristiano Ronaldo. Debutimi i Stefano Pioli do të jetë të premten në mbrëmje në fushën e Al Ettifaq, ekip i drejtuar nga Steven Gerrard.

Detyra e tij është të rikthejnë Al Nassr mes ekipeve që luftojnë për titullin kampion, që sezonin e kaluar e fitoi Al Hilal. Pioli ka një përvojë mbi 20-vjeçare si trajner, por edhe gjitha në Itali me skuadra të shumta mes tyre Parma, Lazio, Inter e Fiorentina.

Tv Klan