Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur sot për pandeminë e COVID-19.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Pipero tha se rastet e vetëvrasjeve tregojnë se virusi shkakton shumë probleme në tru dhe pacientët ndërmarrin akte të tilla.

Sipas mjekut, virusi shkakton infarkt të mushkri, por mund të lërë dhe trurin pa oksigjen.

Edhe ky virus sado agresiv që është nuk është i njëjtë tek të gjithë personat, a mund ta themi këtë sot?

Pëllumb Piperi: Kjo është një mësimet e mëdha dhe evidencat që kemi ne në punën e përditshme. Dy raste me covid nuk janë njësoj. Kjo ka të bëjë me imunitetin, me përjetimin pasi nëse ke ankth sëmundja shtohet më shumë.

Po këta që vranë veten?

Pëllumb Pipero: Sëmundja ka shumë të papritura dhe mund të bëjë shumë infarkt në mushkri, por ndikon dhe në tru.

Këta që vranë veten ishin tek spitali ku punon ti?

Pëllumb Pipero: Këto ndodhën tek “Shefqet Ndroqi” por mund të ndodhin kudo. Unë mund t’u them një rast për një pacient timin, i cili shkroi dhe amanetin dhe tentoi të vrasë veten.

Nuk është se është covid që vrasin veten, këta duhet të kenë një sëmundje para?

Pëllumb Pipero: Jo nuk mund të themi këtë, pasi covid mund të shkaktojë probleme në tru dhe po nuk pati oksigjen truri mund të ndodhin këto. /tvklan.al