Pippa Middleton solli në jetë fëmijën e saj të dytë, të hënën e 15 Marsit. Ajo dhe bashkëshorti i saj James Matthews u bënë prindër të një vajze, të cilën zgjodhën ta quanin Grace.

Më saktë emri i plotë i vogëlushes është Grace Elizabeth Jane. Elizabeth duket se është frymëzuar nga nëna e Pippa-s, Carole dhe motra e saj Kate, emrat e mesëm të të cilave janë gjithashtu Elizabeth. 

Një javë pas lindjes, Pippa shfrytëzoi motin pranveror për të shijuar një shëtitje në natyrë me vajzën e saj të vogël. Ajo u fotografua për herë të parë me të porsalindurën nga Mail Online. Pippa mbante veshur një pallto, fustan dhe atlete. Ajo shfaqej e buzëqeshur ndërsa bisedonte me një mikeshë.

Pippa dhe James Matthews janë prindër edhe të një djali 3-vjeçar, të quajtur Arthur.

Klan News