Spanjollet ‘fitojnë’ 80 milion Euro, Inigo Martinez pasues i kapitenit

Njoftimi i daljes në pension të Gerard Pique kapi në befasi dhe drejtuesit e klubit të Barcelonës. Duket se mbrojtësi ka marrë një vendim pa rënë dakord paraprakisht, duke vënë në pikëpyetje mënyrën e shlyerjes së pagesave të mbetura, pasi ka një kontratë që skadon më 30 Qershor 2024. Praktikisht edhe më shumë se një vit e gjysmë në kontratën që e lidh me klubin e Barcelonës, por që eksperienca e tij do mbyllet në duelin e radhës në kampionat ndaj Almerias.

Pique do përfitonte rreth 80 milionë Euro deri në fund në marrëveshjes me skuadrën katalanase, të cilat në rast se vendimi për tu larguar është vetëm nga ana e mbrojtësit, kjo shifër do të zerohej dhe fituese do të dilte Barcelona. Gjithsesi një largimi me tepër peshë nga skuadra do të jenë tepër e vështirë për t’i gjetur pasuesin. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Barcelona e ka tashmë alternativën e Pique, pasi bisedimet me Inigo Martinez të Athletic Bilbao kanë arritur në fazë të avancuar. Me 31-vjeçarin bask, Barcelona ka arritur tashmë një akord për t’iu bashkuar skuadrës në verën e vitit të ardhshëm, kur edhe i skadon marrëveshja me Bilbaon. Klan News