Juventus mposhti 3-0 Sampdorian

Juventus e nisi me këmbë të mbarë dhe të sigurtë sezonin e ri të Serie A, duke fituar 3-0 ndaj Sampdorias.

Në ndeshjen ndaj Sampdorias, bardhezinjtë u treguan të vendosur për të fituar që në minutat e para dhe goli erdhi që në minutën e 13’.

Në pjesën e dytë, skuadra mike u tregua më e përqëndruar duke rezistuar deri në minutën e 78’ kur erdhi goli i dytë i Juventusit.

Të tretin e realizoi Ronaldo pasi kishte goditur më herët traversën.

Tv Klan