Ekipi shkarkoi të shtunën Sarrin për dështimin në Champions

Andrea Pirlo është emëruar trajneri i ri i Juventus duke mos humbur shumë kohë. Ish-futbollisti i bardhezinjve firmosi për 2 vite. Pirlo kishte marrë pak ditë më parë postin e trajnerit të skuadrës U23, por drejtuesit menduan t’i besonin ekipin e parë.

Andrea Pirlo zëvendëson Maurizio Sarri-n e shkarkuar pas eliminimit të Juventus nga Champions League. Te Juve nuk u kënaqën me titullin e nëntë radhazi kampion, pasi kërkojnë medoemos trofeun kontinental që mungon prej shumë kohësh.

Para se të vendosej për Andrea Pirlo u përmend disa kandidatë të tjerë si Simone Inzaghi, Roberto Mancini, Zinedine Zidane apo Mauricio Pochetino. Andrea Pirlo duhet të nisë menjëherë punën për sezonin e ri me kampionatin që nis më 19 Shtator.

Tv Klan