Juventusi do të përballet me Romën këtë të shtunë, në një ndeshje e vlefshme për javën e 21 të Seria A. Andrea Pirlo, trajneri i zonjës së vjetër ka folur para ndeshjes dhe ka thënë se Roma është një skuadër e fortë dhe nesër do të jetë një sfidë e vështirë.

një deklaratë për mediat, Pirlo u shpreh se do të jenë shumë të kujdeshëm në fushën e blertë që të mos bëjnë gabime dhe t’i lënë hapësira kundërshtarit.

Do të jetë një ndeshje kundër njërës prej skuadrave që luajnë më mira në Itali, do të duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Ata janë të mirë në kundërsulme, kanë shumë lojtarë cilësor dhe ne duhet të punojmë që të mos u lëmë hapësira”, tha tekniku italian.

Më tej Pirlo u shpreh se në këtë ndeshje do të futen në fushë për të fituar, për të vijuar serinë e rezultateve pozitive të marra në kupë dhe në kampionat, por sërish shtoi se dhe Roma kërkon tre pikët për të qëndruar në vendet e para në tabelë./tvklan.al